Bota

Von der Leyen merr dozën e parë anti-Covid, Merkel vaksinohet të premten

Presidentja e Komisionit të Bashkimit Europian, Ursula von der Leyen, iu nënshtrua sot dozës së parë të vaksinës anti-Covid.

Ajo e njoftoi lajmin me një postim në TWitter, duke shpjeguar se pasI “kam kaluar 100 milionë vaksina në Bashkimin Evropian, jam e lumtur që pata edhe unë dozën time të parë. Vaksinat do të rriten më tej, pasi dërgesat po vazhdojnë. Sa më shpejt të vaksinohemi, aq më shpejt mund të kontrollojmë pandeminë”, – shkruan presidentja e Komisionit të BE, por pa sqaruar se dozën e cilës kompanie farmaceutike ka marrë.

Ndërkohë, kancelarja gjermane, Angela Merkel pritet ta marrë nesër dozën e parë të vaksinës “AstraZeneca” kundër Covid 19. Lajmi është publikuar nga gazeta gjermane, “Die Welt”. Kancelarja është mbi 60 vjeçe dhe përfshihet në kategorinë e njerëzve që mund të vaksinohen me “AstraZeneca” në Gjermani.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë