Bota

Turqia i shtron iftar ministrit të Jashtëm grek

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias vizitoi Ankaranë, ku agjenda u modifikua dhe ai u prit edhe nga Presidenti turk, Recep Taip Erdogan në pallatin presidencial të Turqisë.

Në takimin e Erdogan me Dendias i pranishëm ishte edhe ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu. Takimi ka zgjatur më pak se një orë dhe asnjëra prej palëve nuk ka dalë me deklaratat përkatëse.

Fill pas këtij takimi, Dendias ka hyrë në një takim kokë më kokë me homologun turk Cavusoglu. Mediat greke thonë se në qendër të diskutimeve, të paktën për palën greke janë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, nisur nga fakti që kryediplomati grek shoqërohet nga zëvendësi i tij i ngarkuar me çështjet e ekonomisë.

Jashtë temës së diskutimeve nuk pritet që të jetë lënë çështja e Qipros, pasi dy vendet po përgatiten për konferencën joformale që mbahet në Gjenevë së shpejti.

Dendias e mbyll vizitën në mbrëmje me një darkë iftari të shtruar nga homologu i tij turk. Vizita interpretohet si përmirësim i raporteve mes dy vendeve, megjithëse në Athinë një deklaratë e fundit e Erdogan ka rikthyer shqetësimet.

Erdogan fillimisht tha se abijet ushtarake turke janë gati për të ndërhyë në Qipro nëse këtë do ta kërkojë republike veriore e qipros, që njihet vetëm nga Turqia. Ai foli gjithashtu edhe për kundërshtitë e palës greke për memorandumin që ka nënshkruar Turqia me Libinë. Erdogan tha se Greqia nuk ka asnjë të drejtë për të ndërhyrë në këtë pjesë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë