Futboll

Vllaznia konfirmon zyrtarisht pjesëmarrjen në Kupat e Europës

Tani nuk ka më asnjë dyshim. Vllaznia ka fitur zyrtarisht të drejtën për të luajtur në Kupat e Europës në sezonin 2021-2022. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila shkruan në faqen e saj zyrtare se Vllaznia është licencuar për të luajtur në Europë.

“Dua të ndaj me të gjithë një lajm fantastik: Ekipet e Vllaznisë të vajzave dhe djemve janë licencuar për pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Është kurorëzim i përpjekjeve të përbashkëta të disa faktorëve, të cilët dua t’i falënderoj me zemër. Pavarësisht pengesave, të gjithë bashkë ne i kapërcyem ato, duke plotësuar kriteret e licencimit të vendosura nga UEFA”, – shkruan Ademi.

Dokumenti që konfirmon licencimin e Vllaznisë për në Europë. Gazeta Si, 15 prill 2021

Drejtuesit e klubit shkodran kanë arritur kështu të zgjidhin çështjen e detyrimeve financiare të prapambetura, duke bërë një marrëveshje mes palëve, që i hap rrugën plotësimit të një kriteri të rëndësishëm nga UEFA sa i takon licencimit për në Kupat e Europës. Ky është një problem që shqetëson më së shumti klubet tona, veçanërisht ata që varen nga bashkitë.

Vllaznia tashmë do të jetë edhe më e karikuar për pjesën e mbetur të sezonit, ku është në garë për fitimin e të dy trofeve, titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë. Shanset janë të mëdha që kjo skuadër të luajë në Europë pas shumë vitesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë