Reforma e UEFA-s në lidhje me kompeticionet europiane do të sjellë të reja, duke filluar nga viti 2024. Në Ligën e Kampionëve, përveç disa ndryshimeve të rëndësishme, siç është shtimi i numrit të skuadrave, është parashikuar që të mos ketë më ndërprerje të aktivitetit në dimër.
Formati i ri parashikon që të luhen ndeshje edhe në periudhën nga mesi i dhjetorit e deri në mes të muajit shkurt, duke eliminuar kështu ndërprerjen dimërore që ka qenë deri tani. Ky ndryshim, bashkë me disa të tjerë (36 pjesëmarrës me 10 ndeshje në fazën e grupeve), do të bëjë që në Ligën e Kampionëve të shtohen edhe 100 ndeshje më shumë në sezon, që do të thotë më shumë të ardhura për klubet.

Për ndryshimet në Kupat e Europës është diskutuar shpesh dhe tashmë pritet që ato të marrin formë zyrtare nga qeveria e futbollit europian, por duke nisur nga viti 2024. Deri atëherë mund të lindin edhe ide të reja, që mund ta bëjnë më tërheqës kompeticionin më të rëndësishëm në nivel klubesh, por edhe më të pasur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje