Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca njoftoi se do të vizitojë një numër të madh të qendrave të votimit më 25 prill, së bashku me anëtarët e BE në Tiranë.
“Së bashku me shumë kolegë të Bashkimit Evropian të Shteteve Anëtare do të vizitoj një numër të madh të vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve. Ne inkurajojmë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar të gjitha masat kundër COVID19.
Flamuri i BE-së i Bashkimit Evropian qëndron pranë Flamurit të Shqipërisë!”, shkruan Soreca në Twitter.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje