Politike

E renditi në vend të 21, Rama: Mimi ishte super kinge, mua me krijonte fantazira dikur

Në një takim me gratë e Tiranës, kryeministri Edi Rama foli për Mimi Kodhelin të cilën e ka vënë në një pozicion jo fitues në listën e PS (e renditur e 21-a). Dhe jo për figurën e saj si politikane.

“Mimi është këtu sot pas një rruge shumë të gjatë. Qysh nga koha kur unë…Se me Mimin kishim një lidhje të largët, në kohë të largët, për shkak të prindërve. 

Unë isha i vogël kur prindërit e Mimit vinin për vizitë të shtëpia jonë, bashkë me Mimin.

Mimi ishte një super kinge me flokë të gjata, nga ato lloj kingesh që kur futet në jetën e një pubertari krijojnë fantazira. Gjëja që bëja unë ishte…Ne kishim një fushë basketbolli poshtë pallatit, Mimi vinte, unë dilja edhe gjuaja poshtë, tregoja sa i zoti isha për të bërë kosh. Por deri këtu, asgjë më shumë se kaq. Për shumë vite nuk u takuam më.

Mimi punonte në sektorin bankar dhe erdhi të punonte me mua në Bashkinë e Tiranës. Mimi është një vajzë, grua, është këtu për një arsye”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë