Sport

Fidel Ylli zgjidhet president i KOKSH-it me shumicë votash

Fidel Ylli, ashtu siç pritej, është zgjedhur president i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqipar. Deputeti që vjen nga bota e sportit ka marrë 40 vota nga 57 që ishin gjithësej. Nga kandidatët e tjerë, Vojo Malo ka marrë 12 vota dhe Martin Biba 4, kurse një votë doli e pavlefshme.

Asambleja e përgjithshme zgjedhore e KOKSH-it, e kontestuar për paligjshmëri, sidomos nga FSHF-ja, u zhvillua në mesditë, një kompleks jashtë Tiranës. Në garën për president të organizatës më të madhe sportive në vend ishin deputeti Fidel Ylli, Martin Biba dhe Vojo Malo, ky i fundit president në detyrë deri tani.

Fidel Ylli. Gazeta Si, 17 prill 2021

Në këtë asamble nuk morën pjesë disa federata, siç janë ato të futbollit, bilardos, sportit shkollor dhe kikboksit, të cilat nuk kishin plotësuar dokumentacionin përkatës. Po ashtu, jashtë gare mbeti edhe kandidati për president i propozuar nga FSHF-ja, Artan Shyti, që pak ditë më parë ka thënë se do ta ndjekë çështjen në KAS.

Gjatë asamblesë kanë folur tre kandidatët për president, duke shpalosur projektin e tyre për të përmirësuar sportin në vend. Në fjalën e tij, Fidel Ylli, tashmë president, mes të tjerash theksoi se të gjitha strukturat sportive në vend duhet të bëhen bashkëpër të mirën e sportit. Ai pohoi se zyrat e KOKSH-it do të transferohen pranë Parkut Olimpik Kombëtar, që të jenë më afër federative, ndërkohë që do të bëhet edhe riorganzimi i KAS-it në vend, në mënyrë që të gjitha çështjet që shkojnë në Lozanë, të zgjidhen në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë