Partizani nuk e la shansin t’i ikte nga duart dhe pas ndeshjes me Kastriotin e sheh veten në majë të klasifikimit të Superiores me 50 pikë, 1 më shumë se Teuta, që nesër luan në Korçë me Skënderbeun. Të kuqtë tashmë presin të qetë ndeshjen e rivalëve, duke shijuar fitoren e dytë radhazi me nga 3 gola të shënuar.
Ndeshja në “Air Albania” nisi keq për skuadrën e Dajës, që i bën një dhuratë kundërshtarit që në minutat e para dhe ia vështirëson punët vetes. Megjithatë, Hakaj do të barazonte që në pjesën e parë, ndërsa në të dytën golat e brazilianit Xhunior dhe Jasir Asanit kanë “vulosur” fitoren e Partizanit në javën e 28-të të Superiores.
Thuajse në të njëjtën mënyrë rrodhi ndeshja edhe për Tiranën ndaj Kukësit, vetëm se në fund kryeqytetasve u është mohuar fitorja nga një gol shumë i bukur i Agim Ibraimit. Edhe Tirana bëri një dhuratë me Çelhakën, që Kukësi nuk e refuzoi dhe kaloi në avantazh me Eze.
Në pjesën e dytë bardheblutë përmbysën rezultatin me golat e Taulant Seferit dhe Elton Kale, por nuk ishte e thënë të dilnin me tri pikë nga kjo ndeshje. Ekzekutimi perfekt i Ibraimit nga një goditje e lirë ka bërë që shifrat të barazohen në 2-2. Një rezultat që nuk i bën punë Tiranës, që shpërdoroi shumë raste, dhe aq më shumë Kukësit. Të dy ekipet janë jashtë 4-shes së parë.
Superiore, java e 28-të
Sot
Kukësi-Tirana 2-2
Partizani-Kastrioti 3-1
Nesër
Skënderbeu-Teuta
Apolonia-Vllaznia
Laçi-Bylis
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje