Ne rrjet

Vuçiç reagon pas letrës për ndryshimin e kufijve: Të ndalojmë bashkimin Kosovë-Shqipëri

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është bërë lideri i parë në Ballkanin Perëndimor që ka komentuar mundësinë e shpërbërjes së Bosnje-Hercegovinës, aneksimin e “Republikës Srpska” nga Serbia dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, siç propozohet në një dokument të dërguar nga Sllovenia në Bruksel.

Kreu i shtetit serb tha se ai mbështet kufijtë ekzistues dhe se idetë për bashkimin Shqipëri-Kosovë janë të rrezikshme dhe duhet të hidhen poshtë nga komuniteti kombëtar.

“Kufijtë ekzistues janë Serbia me Kosovën dhe Metohinë dhe tërë Bosnjës, ndërkohë që respektojmë integritetin e Republika Srpskas brenda Bosnjës”, tha Vuçiç.

Por duke u ndalur tek komentet e Timothy Les, një studiues në Qendrën Britanike për Gjeopolitikë dhe ish-diplomat, mbi përmbajtjen e letrës së autorizuar nga kryeministri slloven Janez Jansha, Vuçic tha se lind pyetja pse askush nuk po reagon për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Çdo ditë keni kërcënime për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë nga Tirana dhe Prishtina, dhe ata heshtin çdo ditë. Ata e duan Kurtin dhe të gjithë e dinë që ai qëndron për Shqipërinë e Madhe”, u shpreh kreu serb

Ai shtoi se përfaqësuesit e asaj shoqërisë civile dhe ekspertëve nuk ishin “çmendur” nga bashkimi i Kosovës dhe Shqipërisë, por nga fakti që dikush përmendi Republikën Srpska.

“Nëse tashmë po flasim për diskutime intelektuale dhe ndryshimin  e kufijve, atëherë duhet të flasim edhe për mënyrën se si ndryshuan kufijtë e Serbisë ndërsa qeveria e atëhershme ishte e heshtur në vitin 2008”, shtoi Vuçic. “Kur Perëndimi copëton Serbinë, atëherë kufijtë janë të ndryshueshëm, por nëse përmendet ndonjë gjë tjetër, atëherë të gjithë thonë “jo”, komentoi ai. “Ekspertët ndërkombëtarë shkojnë në Podgoricë dhe u shpjegojnë të gjithëve se Vuçic nga Serbia nuk mund të ketë një ministër në Malin e Zi, dhe Rama dhe Thaçi munden? Dhe në Maqedoni… vetëm Serbët nuk mund të kenë asgjë?”, tha Vuçic.

Presidenti serb tha po ashtu se Serbia po punon për afrimin e pozicioneve të Kosovës dhe Serbisë.  Ai tha se duke komentuar deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se Kosova mund të presë zgjidhjen e problemeve me Serbinë, Vuçic konfirmoi se së shpejti do të udhëtojë në Bruksel dy herë për nisjen e bisedimeve.

“Këta njerëz (në Bruksel) po e bëjnë punën e tyre në një mënyrë korrekte, qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës janë diametrike dhe Brukseli nuk mund të ndihmojë shumë këtu”, tha ai. “Por ne jemi duke punuar”, shtoi Vuçic.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë