Aleksei Navalni, disidenti rus, i cili është i sëmurë dhe në grevë urie për të protestuar ndaj kushteve të këqija të paraburgimit, rrezikon të ketë arrest kardiak “në çdo moment”.
Kështu pohojnë mjekët pranë kritikut të Putinit, të cilët kërkuan që të mund ta vizitonin. “Njerëzit zakonisht e shmangin fjalën” vdekje “. Por tani Aleksei, po vdes. Në gjendjen e tij, është çështje ditësh,” shkroi zëdhënësja i tij, Kira Yarmish.
Më 31 mars, Navalni, i cili është në burg që nga shkurti, hyri në një grevë urie për të kërkuar trajtim të duhur mjekësor për dhimbjet e tij në shpinë dhe kushte më të civilizuara të paraburgimit.
Navalni po vuan një dënim prej dy vjet e gjysmë në një koloni penale në qytetin Pokrov, rreth 100 kilometra në lindje të Moskës.
Kërkesa për të qenë në gjendje të vizitohet, u dërgua në administratën e burgut nga mjekja e tij personale, Anastassia Vassilieva dhe nga tre mjekë të tjerë, përfshirë një kardiolog.
Sipas mendimit të mjekëve, niveli i kaliumit në gjak i Navalnit, është “kritik”, “që do të thotë se mund të ketë funksione të dëmtuara të veshkave dhe probleme të rënda të ritmit të zemrës, të cilat mund të ndodhin nga momenti në moment”.
“Një pacient me një nivel të tillë të kaliumit, duhet të shtrohet në spital në kujdesin intensiv, sepse aritmia që mund të jetë fatale, mund të zhvillohet në çdo kohë”, shtoi kardiologu, Iarolav Achikhmine në Fb.
Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden, foli për rastin, duke komentuar se situata e Navalnit është “krejtësisht e padrejtë”.
Po ashtu, rreth 70 artistë, shkrimtarë dhe aktorë, përfshirë fituesit e Çmimit Nobel, Svetlana Alexievitch dhe Salman Rushdie, kanë lëshuar një thirrje për Vladimir Putinin, për kujdes urgjent mjekësor ndaj kundërshtarit Aleksei Navalni.
Gjendja shëndetësore e kundërshtarit të Putinit, “po përkeqësohet shpejt dhe ka nevojë për kujdes urgjent mjekësor”, thuhet në dokumentin e botuar në faqen e internetit të “Le Monde”.
“Ne ju bëjmë thirrje, Z. President, në mënyrë që Navalni të marrë menjëherë kujdesin e duhur mjekësor dhe kujdesin urgjent që i nevojitet dhe për të cilin ai ka të drejtë si të gjithë qytetarët rusë”.
Midis nënshkruesve, është gjithashtu J.M. Coetzee, Jude Law, Vanessa Redgrave, J.K. Rowling, Arundhati Roy.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje