Krijohet Super Liga. Para “Po”-së së Ligës së Kampionëve me 36 skuadra, 12 klube europiane dhe konkretisht Liverpuli, Mançester Junajitd, Real Madrid, Barcelona, Juventus, Milan, Çelsi, Totenhem, Inter, Arsenal, Mançester Siti dhe Atletiko Madrid, kanë krijuar turneun e tyre. Kreu i UEFA-s, Aleksander Ceferin, do të hapë një çështje, ku luhen 60 miliardë dollarë, ndërkohë që kanë zbritur në “fushë” edhe Boris Xhonson dhe Makron.
Futbolli rrezikon të përfundojë papritur nën fuqinë e disa klubeve të pasur. Janë klube angleze, spanjolle dhe italiane, që nuk janë të kënaqur me të drejtat televizive, premiot e UEFA-s, vende të sigurta dhe balance miliardere. Ata duan gjithçka, duan Super Ligën menjëherë dhe në mesnatë kanë njoftuar krijimin e saj, duke kërkuar ndihmën e UEFA-s dhe FIFA-s.
Ky turne do të vriste kampionatet, kupat kombëtare, kupat europiane dhe ndoshta edhe kombëtaret. 12 klube kundër botës, që tani është më kompakte se kurrë dhe UEFA, federatat dhe ligat po shohin të hapin një çështje gjyqësore, bashkë me FIFA-n, duke kërcënuar klubet rebele ndaj sistemit me përjashtim.

UEFA sot duhet aprovojë formatin e ri të Ligës së Kampionëve, me 36 skuadra nga sezoni 2024-25. Duket se UEFA nuk e priste që një grup klubesh të pasur të punonte për një turne alternativ, Super Ligën. Duhej të ndodhte në të ardhmen, por për shkak të krizës ka ndodhur tani. Klubet e mëdha kanë paguar shumë dhe duan të ardhura më shumë që në këtë moment.
Në fillim ishte vetëm Florentino Perez i Realit, më pas u bënë 12 klube që kanë firmosur marrëveshjen. Janë 6 klube angleze, Mançester Junajitd, Mançester Siti, Arsenali, Liverpuli, Totenhemi, Çelsi, 3 klube spanjolle, Real Madrid, Barcelona dhe Atletiko Madird, dhe 3 klube italiane, Juventusi, Interi dhe Milani. Mungojnë Bajern Mynih dhe PSG. Pritet që të bëhet pjesë e turneut edhe Borusia Dortmund.
Paradoksi është se ECA, ku marrin pjesë 246 klube, nuk di gjë dhe pret shpjegime nga presidenti Anjeli. Është thjesht projekti i Florentino Perezit, për të cilin flitet që në janar, i mbështetur në fonde arabe dhe amerikane. UEFA është mbledhur me urgjencë dhe ka reaguar me një deklaratë të fortë, ku thekson se kush merr pjesë në këtë turne, do të mbetet jashtë çdo kompeticioni. Edhe reagimet nga bota e futbollit kanë qenë kundër krijimit të Super Ligës, sepse, sipas tyre, do ta vriste futbollin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje