Politike

“Të presim si kryeministër”, Basha bisedë me kryetaren e Partisë Konservatore britanike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bisedë me kryetaren e Partisë Konservatore Britanike Amanda Milling dhe këshilltarin e bordit të tregtisë në Britani, Daniel John Hannan.

“Ne kemi marrë që nga fillimi vendimin për të filluar një fushatë pozitive që përqendrohet në problemet e vendit dhe në zgjidhjet e këtyre problemeve.

Pas 8 viteve të qeverisjes socialiste që ka premtuar shumë por nuk ka bërë asgjë dhe e ka lënë vendin në vendnumëro në çdo fushë, te gjithë kërkojnë ndryshim. Dhe kjo është bërë motoja jonë: nevoja për ndryshim, bashkimi për ndryshim përmes së cilës ne do të jemi në gjendje të garantojmë rritje ekonomike, prosperitet dhe të ecim të sigurt drejt anëtarësimit në BE.

Ju po përballeni në Britaninë e Madhe me numrin më të madh të shqiptarëve që emigrojnë në MB në 8 vitet e fundit. Kemi humbur gjatë 8 viteve të fundit rreth gjysmë milioni bashkëqytetarë në një vend me 3 milion, kjo është absolutisht katastrofë” – tha Basha.

Kryedemokrati u shpjegoi planin e Partisë Demokratike, që në thelb përfshin taksën e sheshtë 9%.

Ne foto; Kryetarja e konservatorëve të kryeministrit Boris Johnson, Amanda Milling dhe këshilltari i bordit të tregtisë në Britani, Daniel John Hannan

Sipas njoftimit për shtyp,  Kryetarja e konservatorëve të kryeministrit Boris Johnson, Amanda Milling, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim  dhe i uroi kryetarit Basha fitoren më 25 prill.

“Jam shumë e kënaqur që dëgjoj se bashkëpunimi ynë midis partive tona ka mundësuar marrëdhënie më të mira mes nesh dhe ka patur një impakt pozitiv për vendin tuaj. Unë e mirëpres gjithmonë shkëmbimin e eksperiencave midis nesh, pasi kemi mundësi të mësojmë nga njëri-tjetri. Të urojmë fitoren dhe të presim si kryeministër në Londër” , tha  Amanda Milling.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë