Futboll

Presidenti i Totenhemit nuk duron më, shkarkon Zhoze Mourinjon

Në një kohë kur futbolli europian është përfshirë nga cikloni i krijimit të Super Ligës, Zhoze Mourinjo është shkarkuar nga Totenhemi, një nga 6 klubet angleze që do të marrin pjesë në projektin e ri. Një vendim i papritur, në javën para finales së Kupës së Ligës, ku më 25 prill “Spurs” do të ndeshen me Mancester Sitin.

Stoli i është besuar në këtë pjesë të fundit të sezonit dyshes Rajan Meson-Kris Pauell, në pritje të emërimit të trajnerit të ri. Favoritët për të marrë drejtimin e Totenhemit janë gjermani Julian Nagelsman dhe irlandezo-veriori Brendan Roxhers, por pritet të ketë edhe kandidatura të tjera. Javët e fundit ka qarkulluar edhe emri i Mauricio Sarrit.

Zhoze Mourinjo. Gazeta Si, 19 prill 2021

Vendimin e shkarkimit të Mourinjos e ka marrë presidenti Daniel Levi, që ka përshpejtuar kohën e një ndarjeje të paralajmëruar. Javën e fundit Totenhemi barazoi 2-2 me Evertonin, me një dopietë të Herri Kejn. Një barazim që ka kompromentuar mundësitë për një vend në Ligën e Kampionëve. Arsye të tjera që kanë të bëjnë me shkarkimin e Mourinjos, përveç vendit të shtatë në renditje, janë stili i lojës dhe marrëdhëniet e vështira trajner-lojtarë, si dhe eliminimi nga Liga e Europës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë