“Austria do të përdorë vaksinën ruse Sputnik V vetëm pasi Agjencia Europiane e Barnave ta miratojë atë”, tha të hënën kancelari Sebastian Kurz. Austria ka qenë në bisedime me Rusinë për të blerë një milion doza të vaksinës dhe Kurz tha në 31 mars që urdhri për blerjen e tyre do të jepej javën tjetër, por kjo nuk ka ndodhur ende. Kurz nuk kishte pranuar të përgjigjej deri më tani nëse vendi i tij do të priste miratimin e EMA-s për vaksinën, e cila mësohet se po shqyrton vaksinën.
“Shpresojmë që shpejt të miratohet nga EMA pasi çdo vaksinë na ndihmon të shpëtojmë jetë,” tha Kurz në një deklaratë, duke shtuar se partneret e tyre të koalicionit, të Gjelbrit, kishin rënë dakord të për porositjen e vaksinave nga Rusia.
Efikasiteti i vaksinës Sputnik V fillimisht u prit me skepticizëm nga disa shkencëtarë perëndimorë pasi Rusia e miratoi në gusht të vitit të kaluar pa pritur rezultatet e provave të plota klinike. Sidoqoftë, shkencëtarët perëndimorë thanë se ishte pothuajse 92% efektive në luftimin e COVID-19.
Shumë zyrtarë europianë ende kanë shqetësime në lidhje me synimet e Rusisë në eksportimin e saj në dhjetëra vende kur ajo ende nuk ka vaksinuar pjesën më të madhe të popullsisë së saj. Vetëm dy vende të tjera të BE-së, Hungaria dhe Sllovakia, kanë porositur Sputnik V dhe vetëm Hungaria e ka shpërndarë. Çështja është aq e diskutueshme në Sllovaki sa që shkaktoi një krizë politike që nxiti Kryeministrin Igor Matoviç të japë dorëheqjen muajin e kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje