Mes reagimeve të forta kundër krijimit të Super Ligës nga 12 klube të mëdha të Europës, veçohen edhe qëndrimet e futbollistëve të po këtyre klubeve, që e kundërshtojnë turneun e ri. Bruno Fernandes i Mançester Junajtid dhe Zhoao Kanselo i Mançester Sitit, janë dy të parët që kanë dalë hapur publikisht kundër linjës së klubeve ku ata luajnë.
Dy portugezët janë në mbështetje të plotë të Ligës së Kampionëve, të traditës që është krijuar tashmë në futbollin europian. Ata kanë shpërndarë në profilin e tyre në Instagram një postim të patriotit të tyre Daniel Podence, që luan me Volverhamptonin dhe që nxjerr në pah meritat dhe unitetin e Ligës së Kampionëve.
Bruno Fernandes 👀 pic.twitter.com/KTmYtH2vBK
— ESPN FC (@ESPNFC) April 19, 2021
Bruno Fernandes e shoqëron mesazhin me fjalët “ëndrrat nuk blihen”, kurse Kanselo ka reaguar me një duartrokitje. Sigurisht, edhe shumë futbollistë të tjerë të 12 klubeve pjesëmarrëse të Super Ligës janë në po këtë linjë, por ende nuk e kanë shprehur publikisht qëndrimin e tyre në lidhje me temën e dutës në futbollin botëror.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje