Ne rrjet

Greqia hap dyert për turistët, por ishujt mbeten bosh

Greqia u hap të hënën për turistët me pak rezervime, por me shpresën për një sezon më të mirë veror për ta ndihmuar vendin fqinj të marrë veten nga efektet shkatërruese të pandemisë.

Në ishullin e Rodosit, një nga destinacionet më të famshme të Greqisë, hotelierët po pastrojnë dhe lustrojnë në pritje të bumit të turistëve. “Ne jemi duke përgatitur hotelin në mënyrë që të fillojmë sa më shpejt që qeveria të na japë dritën jeshile”, tha George Tselios, menaxher i përgjithshëm i Sun Beach Hotel, klientët e të cilit janë kryesisht nga Skandinavia, Gjermania, Austria dhe Britania.

Greqia do të hapet zyrtarisht në 14 maj por duke filluar nga e hëna, turistët nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Britania, Serbia, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të bëjnë karantinë nëse janë vaksinuar ose test negativ për COVID-19.

Turizmi, i cili gjeneron një të pestën e PBB-së së Greqisë dhe një në pesë vende të punës, është jetik për një ekonomi e cila kishte dalë nga një rënie dhjetëvjeçare vetëm për t’u rikthyer në recesion vitin e kaluar për shkak të COVID-19.

Në një vit normal, Rodosi do të kishte shtruar tashmë çadrat për një sezon që fillon nga marsi dhe zgjat deri në tetor. Por edhe pse jemi mes të prillit, ishulli i ngjan sot një qyteti fantazmë. Shumë prej hoteleve, vendpushimeve dhe tavernave janë mbyllur që nga viti 2020, kur vetëm 7.4 milion njerëz vizituan Greqinë, ndërkohë që vitin 2019 vendi fshi priti 31.3 milion turistë.

Nga hotelet te restorantet dhe anijet e përditshme të lundrimit, shumë biznese që mbijetojnë me ndihmën e shtetit nuk mund të përballojnë një tjetër verë të humbur.

“Shumica e tyre mendojnë se vendi nuk mund t’i mbijetojë një krize tjetër,” tha nënkryetari i bashkisë i Rodosit , Konstantinos Taraslias. Gati 600,000 turistë vizituan Rodosin vitin e kaluar, nga 2.3 milion në 2019. Vetëm gjysma e hoteleve të ishullit u hapën.

Greqia thotë se është vendosur të thithë më shumë turistë verë falë testeve të shpejta, hoteleve karantinë dhe vaksinimit të të gjithë banorëve të ishujve dhe punonjësve në sektorin e turizmi.

“Ne kemi bërë gjithçka brenda fuqisë sonë për të pasur një sezon më të mirë,” tha George Hatzimarkos, guvernatori i rajonit më të famshëm të Greqisë, ishujt e Egjeut Jugor, i cili përveç Rodosit përfshin Mykonos dhe Santorini, tre destinacionet më të rëndësishme turistike të vendit fqinj.

Por prenotimet janë të pakta dhe shumica e tyre janë shtyrë për periudhën gusht-tetor, tha presidenti i hotelierëve të Rodosit, Manolis Markopulos, duke parashikuar se do të kishte shume rezervimeve në minutën e fundit.

Edhe pse Greqia ia doli më mirë sesa pjesa tjetër e Europës në përmbajtjen e valës së parë të pandemisë, një rritje e vazhdueshme e infeksioneve e ka detyruar qeverinë greke të vendosë disa bllokime. Turistët do t’i nënshtrohen kufizimeve, të cilat përfshijnë orën policore gjatë natës. Giannis Chalikias, i cili menaxhon nëntë biznese në Rodos, tha se vetëm një është i hapur dhe po lufton për të përmbushur detyrimet e tetë të tjerëve.

Në këto kushte, Greqia ka vendosur të njohë vaksinën  Sputnik V në certifikatën e saj të vaksinimit, duke e bërë më të lehtë për turistët rusë që të udhëtojnë dhe të kalojnë pushimet e tyre të verës në Greqi.

Gjatë një vizite në Moskë, Ministri Grek i Turizmit Haris Theocharis siguroi rusët se komiteti kombëtar i vaksinimit të Greqisë përfshin vaksinën ruse si ekuivalente me vaksinat evropiane për qëllime udhëtimi.

“Prandaj, nuk ka asnjë problem për qytetarët rusë të cilët janë vaksinuar të vijnë pa iu nënshtruar një testeve shtesë,” tha Theocharis.

Rregullorja e BE që do të miratohet së shpejti nga parlamentet e vendeve anëtare nuk njeh vaksinat e pa aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA). Sidoqoftë, ajo është mjaft fleksibë për të lejuar vendet anëtare të BE-së të njohin këto vaksinat ruse kineze dhe ruse në një nivel dypalësh./Euractiv/


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë