Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkon Gjykatës Administrative të Tiranës që të shfuqizojë vendimin e Komitetit Teknik, që hyn në fuqi prej kësaj të marte, që detyron të gjithë emigrantët, apo shtetas shqiptarë që hyjnë në vend nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut që të karantinohen për 2 javë.
LSI thotë se ky është një vendim politik që synon t’u heqë të drejtën e votës këtyre personave dhe bie ndesh me parashikimet e Kushtetutës.
LEXO EDHE:
Karantinë 2 javore për kë vjen nga Greqia e Maqedonia. Në 25 prill emigrantët s’do të votojnë
“Siç e kemi referuar mësipër, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon se të drejtat dhe liritë e njeriut, pluralizmi, janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë ato. Shtetasi shqiptar ka të drejtë të lëvizë lirisht dhe të zgjedhë sipas dëshirës vendbanimin e tij brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Më tej akoma, Kushtetuta parashikon si të drejtë dhe liri themelore të shtetasit të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet. Me vendimmarrjen e tij për vendosjen në karantinë dy javore të shtetasve shqiptarë që vijnë nga Greqia apo Maqedonia, në thelb është mohuar e drejta kushtetuese e zgjedhësve shqiptarë me banim në Greqi dhe Maqedoni për të ushtruar të drejtën e tyre të zgjedhin lirisht për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021”, thuhet në padi.
LSI e cilëson këtë akt administrativ të marrë pa prova, me qëndrime të njëanshme dhe të paligjshme, në kundërshtim me Kushtetutën, në lajthitje, si dhe në interpretim të gabuar të dispozitave ligjore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje