Në një takim të zhvilluar në njësinë numër 5, Pandeli Majko tha se për disa shtresa qeveria e drejtuar nga PS nuk ka bërë mjaftueshëm.
“Po të shikoni tek PD pothuajse çdo ditë shkruhet nga një dështim i qeverisë Rama.
Por mungon diçka, mungon dështimi jonë me shtresën e të përndjekurve. E pra ne e dimë shumë mirë që tek të përndjekurit ne nuk jemi me shumicë vote, por në këto 8 vjet ne mund të kritikohemi se nuk kemi bërë shumë për ish-ushtarakët, për pensionet, për socialistët, por për të përndjekurit mos guxojë njeri të na thotë që nuk kemi bërë.
Se e vërteta e vërtetë, është që ne e kemi parë qeverisjen jo vetëm për të majtët por edhe për të djathtët. Prandaj e ftojmë Lulzim Bashën që pas zgjedhjeve të ulet e në emër të shqiptarëve të bashkëpunojë me ne, të mos qëndrojë më jashtë sistemit me partinë e tij se zgjedhjet nuk do fitohen vetëm nga një palë por në radhë të parë nga Shqipëria dhe e ardhmja e saj”, tha Majko.
Edhe kryeministri Rama pranoi se ka pakënaqësi.
“Jam unë i pakënaquri i parë që çdo ditë i nxij jetën kryetarit të Bashkisë, por e ndërroj unë lali Erin me ndonjë tjetër? Po me kë ta ndërroj një herë? Me Aldo Bumçin? Megjithëse Aldo është më i mirë se Luli, zgjohet në mëngjes se ka hall se e merr shefi”- tha Rama.
Ndërsa foli për problemet që kanë me pronat dhe hipotekën, Rama zbuloi se ka hequr dorë nga pronat e trashëgimive.
“Edhe unë do isha çmend fare me Hipotekën, shyqyr Zotit kam heq dorë nga çdo trashëgimi qysh den babaden nuk më interesojnë fare.
I kam thënë sime mëje ndjesë pastë me ato tokat andaj mua mos më quani fare edhe te shpia e saj në Vlorë s’kam unë punë fare. Pse? Se unë e di që në fund fare dy metra një metër dy metra thellësi edhe çfarë le mbrapa?..”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje