Futboll

Roma i ofroi kontratë, të dielën emërohet prift nga vetë Papa Françesku

Mund të ishte shumë mirë një futbollist i Romës, por ka zgjedhur të jetë lojëtar i… Vatikanit. Një histori mjaft interesante ajo e Samuel Piermarinit, 28 vjeç, një prift i ri që të dielën e ardhshme do të emërohet nga vetë Papa Françesku.

Sipas “AGI”, Piermarini do të jetë mes 9 priftërinjve të rinj që do të emërohen nga Ati i Shenjtë në dhioqezën e Romës të dielën e 25 prillit në bazilikën e Shën Pjetrit. “Luaja në një nivel të lartë dhe Roma më kërkoi për t’u testuar, – kujton 28-vjeçari. – Në fund të stërvitjes më thirri Stramaçoni dhe më tha: ‘Atëherë Piermarini, mund të firmosësh me ne!’. Por iu përgjigja se nuk e ndjeja ta bëja një gjë të tillë”.

Më pas ai studimet në kolegjin dhioqezian “Redemptoris Mater” dhe tani emërimi si prift. “Mezi po e pres!”, thotë ish-futbollisti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë