Futboll

Frankfurti kërkon Gjasulën, mesfushori kuqezi mund të luajë në Champions

Sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve mund të shtohet edhe një tjetër futbollist i Kombëtares. Sipas shtypit gjerman, mesfushori Klaus Gjasula është vënë në shënjestrën e Eintrahtit të Frankfurtit, ekipit që mban vendin e 4-t në Bundesligë dhe që ka shanse të mëdha për të marrë pjesë në Champions.

Nga mediet gjermane bëhet me dije gjithashtu se klubi i njohur ka nisur bisedimet për transferimin e 31-vjeçarit, që ka një kontratë e Hamburgun deri në vitin 2022. Aktualisht Hamburgu merr pjesë në Bundesligën 2 dhe pretendon rikthimin në Bundesligë 1.

Klaus Gjasula me fanellën e Kombëtares. Gazeta Si, 20 prill 2020

Eintraht Frankfurt po ecën shumë mirë në kampionat dhe i ka të gjitha mundësitë për të siguruar një “biletë” Championsi. Drejtuesit e tij vlerësojnë përvojën e Klaus Gjasulës dhe e shohin si një lojtar të vlefshëm për sezonin e ri. Mesfushori shqiptar ka lënë pas dëmtimin dhe është gati për pjesën e mbetur të sezonit, ndërsa vera mund të sjellë të reja për të ardhmen e futbollistit kuqezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë