Çmenduri në Gjermani me futbollistët e Shalke 04, të cilët janë sulmuar nga tifozët e tyre pas rënies së skuadrës nga Bundesliga. Pas humbjes në fushën e Arminia Bilefeld, Shalke ka rënë matematikisht në Bundesligën 2 katër javë para mbylljes së kampionatit.
Kjo ka bërë që një grup ultrasish të Shalkes ta presinin autobusin e skuadrës deri në mesnatë dhe t’u vërsuleshin Huntelarit me shokë, fillimisht verbalisht e më pas edhe fizikisht. Lojtarët, siç tregon edhe kjo video, janë detyruar t’ia mbathin me vrap.
Wahnsinn👀👀👀 #Schalke04 pic.twitter.com/2scGAZx8xN
— garlinga (@abdesjb) April 21, 2021
Shalke 04 është një nga klubet më të njohur në Gjermani, që ka marrë pjesë thuajse rregullisht në kompeticionit europiane. Klubi gjerman bie nga niveli më i lartë i futbollit pas 33 vjetësh. Nuk ndodhte diçka e tillë që prej 1988-ës. Në profilin Tuiter të klubit shkruhej: “Është më e dhimbshme nga sa mund të mendohej, sa e shëmtuar!”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje