Politike

Basha: Shqipëria ia ka mbyllur derën Ramës, bashkë për ndryshimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, premtoi se nga Korça do të nisë ndryshimi.

“Ju them sot, Korça e ka marrë vendimin. Korça ja ka mbyllur derën së keqes. Korça e ka hapur zemrën për ndryshimin që vulosim të dielën duke votuar numrin 9. Duke votuar numrin 9. Duke votuar numrin 9.

9 për fëmijët korçarë, dritën e syrit të prindërve të tyre.

9 për rininë e mrekullueshme të Korçës që do të bënte krenarë çdo qytet në Evropë, çdo qytet në botë.

 9 për nënat tona që ti fshijnë lotët e dhimbjeve e t’ju kthejmë gëzimin në sy bashkë me punësimin, mirëqenien, dinjitetin.

9 për pensionistët shqiptarë të cilët në tetë vite janë më të papaguarit e Ballkanit ndërkohë që qeveritarët u zhytën në luksin më të pa parë. Vëllezër dhe motra si shndrin ky diell, shndrin besimi, bindja, fitorja në sytë e Korçës, në sytë e mbarë Shqipërisë. E shoh dhe prek kudo në takime masive si ky, nga jugu në veri. E shoh në sytë e çdo shqiptari edhe të socialistëve që kanë vendosur të bëhen pjesë e këtij bashkimi të madh dhe të votojnë dhe ata për ndryshimin. Sepse fitorja e 25 prillit do të jetë fitorja më e thellë e çdo shqiptari”, tha Basha mes ovacionesh.

Më tej, ai shtoi: “Sot nga Korça dua dhe një herë të garantoj të gjithë banorët, të gjithë ata që për 8 vite me radhë u gënjyen nga premtimi për legalizimet falas dhe e dëgjuan planin e Edi Ramës për t’ju marrë votën, për t’ju mashtruar, për të mos ju legalizuar, për t’jua prishur pa dëmshpërblim 100 mijë shtëpi shqiptarësh, jetën, djersën, gjakun tuaj dhe të afërmve tuaj në emigracion, ky ka qenë dhe është Edi Rama i vërtetë. Kjo e keqe, ky dështim tani troketë për herë të tretë në portat e shqiptarëve. Shqiptarët ja kanë mbyllur dyert, Korça ja ka mbyllur dyert, Shkodra ja ka mbyllur dyert, Vlora, Durrësi dhe Tirana, mbarë Shqipëria, sepse zemrat e shqiptarëve thërrasin për ndryshim. Bashkë për ndryshim! E gjithë Korça, bashkë për ndryshim! Dhe ndryshimi po vjen me votën tuaj për numrin 9! “


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë