Në ndalesën e radhës në Bilisht, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se vota për numrin 9 do të thotë 100 milion euro subvencione direkte çdo vit për fermerët e gjithë Shqipërisë.
“4 ditё na ndajnë nga fitorja mё e thellë nё historinë e shqiptarëve te bashkuar, ndaj le tё jemi tё gjithё bashkё, tё gjithё bashkёvёllezёr e motra, pa u munduar askush fermere e fermerë qё e dini qё me qeverinë e re nё 25 prill edhe ju si fermer, si vëllezërit dhe motrat shqiptar nё Maqedoninë e Veriut dhe nё Kosovë do tё keni subvencione, subvencione pёr njësi prodhimi pa burokraci, pa abuzim, pa ndërmjetësim.
Dhe djersa juaj që vadit ditë për ditë tokën pjellore të Devollit, do të kthehet në mirëqenie, në bekim dhe pasuri për Devollin, për familjet tuaja.
Dhe po kështu, investimet në infrastrukturë, do të bëjmë të mundur që kjo zonë e njohur dhe për të cilën jemi krenarë për prodhimet e saj, jo vetëm të dominojë tregjet tona por të eksportojë.
Fermerët e Devollit do të jenë përsëri njerëz krenarë, kokëlartë, me mirëqenie në pasuri dhe me mundësi për t’i mbajtur këtu për të trashëguar artin dhe punën në bujqësi, në blegtori dhe në çdo synim dhe ambicie të fëmijëve tuaj sepse asnjëri prej tyre që dëshiron të ndjekë shkollën e lartë, nuk do të privohet për shkak të pamundësive ekonomike”, tha Basha
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje