Kryeministri Edi Rama e cilësoi 25 prillin një datë vendimtare dhe që do të përcaktojë, sipas tij rrugën që do të ndjekë Shqipëria, vijimin e zhvillimit apo kthimin pas në kohë, që thotë se është alternativa që ka përballë.
“25 prilli është orvatja e tyre e fundit për t’u bërë gjarpër në këmbët e shqiptarëve”, deklaroi Rama.
Kreu i Qeverisë foli gjatë takimit elektoral përmbyllës në Qarkun e Fierit. Takimi organizohej pasi më herët Rama ishte në Spitalin Memorial të Fierit, punimet për të cilin janë përmbyllur dhe pritet që shumë shpejt të vihet në punë.
Këtu, Rama premtoi një universitet për qytetin e Fierit, duke deklaruar se spitali rajonal i ri përmbush të gjitha kushtet për të qenë një spital universitar me programe dhe profesorë shqiptarë e ndërkombëtarë dhe me diploma që të njihen nga të gjithë.
Edhe në Fier, Rama ndau bindjen se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të shndërrohet në një kampione ballkanike në turizëm, agro-turizëm, bujqësi dhe teknologji digjitale. Për këtë, Rama përmendi investimet në infrastrukturën portuale dhe aeroportuale që janë ndërmarrë dhe premton se do të ndërmerren në mandatin e tretë.
Në Fier, Partia Socialist synon 11 mandate, një më shumë se numri i mandateve të fituara në 2017-ën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje