Politike

Katër premtimet e Bashës për agrobiznesin shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar.

Sipas kreut të opozitës, ky është sektori më jetik për ekonominë kombëtare.

“…Objekti i marrëveshjes është mjaft i gjerë, por mbledh brenda vetes katër shtylla kryesore. Shtyllën e parë është procesi i kooperimit dhe koordinimit që është një ndër plagët e patrajtuara siç duhet deri më sot ne kemi të formalizuara vetëm 17% sot të fermerëve dhe 83% janë të paformalizuar. Fakti që ne po e vlerësojmë këtë proces të formalizmit të fermerëve është shumë i rëndësishëm për të gjithë proceset në vijim.

Elementi i dytë i rëndësishëm ka të bëjë me inovacionin, me mekanizimin dhe me digjitalizimin. Është element shumë i rëndësishëm dhe edhe kjo është një plagë që ne po vendosim përsëri gishtin për ta realizuar në të ardhmen. Elementi tretë i rëndësishëm ka të bëjë me çështje në financimit dhe disbursimit të fondeve grant. Ne kemi mirëpritur ofertën e bërë nga Partia Demokratike për 100 milion grant dhe 50 milion investime në infrastrukturë.

Është shumë e rëndësishme vendosja e shifrës, por akoma më e rëndësishme është vënia e kësaj shifre në proces. Ne besojmë se do të shpërndahet ashtu siç duhet . Element tjetër i rëndësishëm i kësaj marrëveshje është tek përmirësimet ligjore. Kemi ligje që nga 2012 që nuk janë prekur me dorë dhe nuk janë formalizuar apo nuk janë nxjerrë amendamentet e duhura…”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë