Politike

Meta: 140 votat për reformën në drejtësi i bëra unë, Rama para meje sillet si lepur

Presidenti i Republikës Ilir Meta doli në konferencën e radhës për shtyp bashkë me shtetasin Ramazan Topuzi, personi i cili shfaqet në një video bashkë me Kreun e Shtetit, pasi kryeministri Edi Rama e ka akuzuar disa herë se, ”fshihet me kapuç në lokale me subjekte të OFL”.

Meta tha se Topuzi ka ngritur padi në SPAK, teksa ka dhënë detaje për takimin në Gjirin e Lalëzit, në lokalin e kryetarit të degës së PS.

“Mendova të bëj një konferencë të shpejtë me ju për të dhënë argumente shteruese në lidhje me tensionimin e situatës që ka vetëm një autor, Edvin Kristaq Rama, të tjerët janë instrumente të tij. Presidenti takon kriminelë, subjekte të OFL, etj, spiunë që ka vënë se nuk e di që Presidenti është poliagjent i vjetër.

Ramazan Topuzi në video, jemi në lokalin e Llesh Mesitit, djali i të cilit është kryetar i organizatës së PS. Kemi shkuar se pimë kafe në shtator, ecim dhe ndalojmë pimë një kafe. Pse kemi qenë atë ditë atje, sepse atij djalit disa njerëz që dikur kanë qenë në LSI i kanë thënë jo i ka marrë Ilir Meta tokat dhe unë sqarova. Zoti Ramazan ka bërë padinë në SPAK për këtë çështje sepse ndihet i fyer që e kanë konsideruar kontingjent, sepse është një njeri i forcave ligjzbatuese.

Ky është Ramazan Topuzi, subjekt i OFL. Kjo është fytyra e Edi Ramës që mashtron shqiptarët, ndaj nuk ka fytyrë të vijë në asnjë ballafaqim me presidentin”, tha Meta.

Presidenti  tha gjithashtu se në Durrës LSI-së po i vjedhin vota.

“Dy banda të njohura Vangjush Dako që ble vota, Ard Çela i OSHEE-së që ble vota, dhe i treti që duhet të kishte qenë në burg është Lefter Koka, por SPAK-u nuk ka pasur shumë kohë. Me djalin e tij edhe me bandën e tij që terrorizojnë vajzat, gratë, edhe të gjithë njerëzit e ndershëm të Durrësit që të mos votojnë për LSI-së që e bëri ministër atë, edhe këta ndenjën 8 vite pa punë kur ai ishte ministër, edhe mbajtën mbi supe të gjithë baltën e korrupsionit të Lefter Kokës dhe rrugaçërive të djalit të tij. Që del edhe me pistoletë pa leje edhe vete shtëpi më shpi, bashkë me policë dhe persona në kërkim, e të liruar nga burgu për të blerë vota me porosi të  Edi Ramës”, tha Meta.

Presidenti publikoi edhe një video sipas të cilit disa persona orientohen si duhet te votojnë në 25 prill në Shkodër.

“Shikoni si blihen votat në Shkodër, ja dhe policët me kamera. Ja si blihen votat në Shqipëri. I kapin policët e ndershëm. Ja edhe fleta e votimit ku mësohen si të votojnë. I vjetër për të blerë votat i thotë polici”, thotë Meta teksa ka publikuar edhe videon.

Meta iu drejtua kryeministrit Rama:

“Edi Rama thotë që Ilir Meta do të ndryshojë reformën në drejtësi. O karagjoz e di gjithë bota që ato 140 vota i bëri Ilir Meta dhe i di gjithë bota lojërat që bëje ti me ca vagabondë dhe u detyroi Ilir Meta t’iu thërrasë të gjithëve, ti s’erdhe dhe u detyrove të japësh votat siç i dhe. E bërë atë që ke bërë me drejtësinë, por nuk ka problem. Ne kemi ligjet e tua për ministrinë e brendshme, për OFL, për Policinë e Shtetit dhe asnjë gjë nuk do prekim. Do ta luftojmë korrupsionin, do t’ia shkulim të gjitha dhëmbët dhe dhëmballët korrupsionit dhe krimit të organizuar, të jesh i qetë për këtë punë ti. Nëse nuk janë të vërteta këto, hajde këtu dhe ti para gazetarëve ose hajdeni në studio dhe iki unë nga kjo detyrë që sot. Ky është burimi i ankthit dhe makthit tënd se ka dhe gjëra të tjera që do t’i nxjerrim në ditët që vijnë. Ti që thua që di unë për Ilir Metën. Çfarë di ti more rrugaç për Ilir Metën, more vagabond. Ti para Ilir Metës sillesh si lepur. Nuk të njeh Ilir Meta ty, nuk të njeh Tirana ty. Boll i mashtrove socialistët. Nuk ka më vota socialiste për ty, se i ke braktisur me kohë. Nuk e ndryshon dot rezultatin e zgjedhjeve.  Ky është burimi i tensionit në Shqipëri, është Edi Rama. Do ta bëjë gjithë Shqipërinë Shijak edhe Dibër. Nuk ishte ai që tha Damian dua tërmet dhe në Vlorë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë