Në prag të zgjedhjeve parlamentare, ambasadorët e akredituar në Tiranë kanë një mesazh të përbashkët: Mos e shit votën dhe shko voto.
Në postimin e publikuar në rrjetet sociale nga ambasada Suedeze në Tiranë, ambasadorët bëjnë thirrje që të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke i vlerësuar si ngjarja më e rëndësishme për demokracinë.
“Së shpejti kemi zgjedhje në Shqipëri. Për demokracinë janë ngjarja më e rëndësishme. Vota jote është e jotja. Nuk është dhuratë. Ndaj mos e fal atë. Dhe mos e shit. Ne ditën e votimit, voto. Dhe vendos ti për të ardhmen e vendit. Demokracia është e paçmueshme”, thuhet në video-mesazhin e ambasadorëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje