Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi fushatën përmbyllëse në qytetin e Vlorës. Në fjalën e tij, Basha ftoi qytetarët të votojnë numrin 9 si vota për ndryshimin.
“…110 mijë shtëpi po bëhen gati t’i shkatërrojnë pas zgjedhjeve, e dëgjuat me veshët tuaj. Kërkon votën për t’i legalizuar por nuk ka ndër mend t’i legalizoj, por ka ndërmend t’i prishë siç prishi shtëpitë e Astirit mos t’i dëmshpërblej jetën, djersën, mundin e prindërve, e bijve vlonjat në emigracion.
Ky është Edi Rama i vërtet, premton për votën dhe të nesërmen jo që vetëm që nuk e zbaton premtimin por ia kthen shpinën ndërsa qytetarëve i tregon forcën, brutalitetin, arrogancën e një pushteti të pashpirt për Vlorën, më të pashpirt për shqiptarët dhe Shqipërinë. Por siç e di mbarë Vlora, siç e di gjithë Shqipëria, orët e të keqes po mbarojnë. E diela do të jetë dita e fitores më të thellë dhe më të bukur.
E pjesëmarrjes më të madh, paqësore, dinjitoze por të vendosur të vlonjatëve dhe mbarë shqiptarëve për ti thënë boll më.
Boll më 8 vite shkatërrim dhe autorit të këtij shkatërrimi dhe për ti hapur zemrat për ndryshimin duke votuar numrin 9. Po Vlora do të votoj për ndryshimin. Vlora do të votoj për të tharë lotët e nënave vlonjate, sepse është qyteti me emigracionin më të lartë. Bijtë dhe bijat e Vlorës, të rinjtë e Vlorës do të votojnë për të patur këtu, në Vlorë, mundësitë europiane për shkollim, për arsimim, për marrjen e një profesioni dinjitoz, për veten e tyre dhe familjen e tyre, rini e mrekullueshme e Vlorës do të votoni numrin 9”, tha Basha.
Kryetardi i demokratëve kërkoi që qytetarët të shkojnë masivisht në votime.
“Masivisht në kutitë e votimit. Një zgjim i ri ekonomik, një zgjim ekonomik kombëtar dhe një zgjim kulturor, një zgjim atdhetar, një zgjim europian po troket në derë. Vetëm 3 ditë për tu ndarë nga e keqja, vetëm 3 ditë për fitoren më të thellë të Vlorës e të mbarë Shqipërisë.
Fitore që do t’i takojë çdo shqiptari, do t’i takojë çdo të riu e të reje, çdo të moshuari e çdo të moshuare. Fitore që do t’i takojë edhe socialistëve kokulur të Vlorës e të gjithë Shqipërisë. Vëllezërve dhe motrave tona të cilët do të çlirojnë nga banda që do të marrë peng partinë e tyre, bashkohuni dhe ju me ne, bashkohuni me ndryshimin, votoni dhe ju si shumica dërrmuese e Vlorës dhe e Shqipërisë. Numrin? 9. Për familjet tuaja numrin? 9. Për të ardhmen e fëmijëve tuaj numrin? 9. Për Vlorën për Shqipërinë si gjithë Europa, numrin? 9. Bashkë për ndryshim! Vlora fiton! Shqipëria fiton!”, tha Basha
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje