Bota

Gati 30 mijë infeksione të reja me Covid, Gjermania drejt shtrëngimit të masave

Janë 29,518 infeksione të reja të regjistruara në Gjermani dhe të komunikuara në “Robert Koch Institut” në 24 orët e fundit.

Ndërsa fatalitetet që i atribuohen Covid-19 ishin 259 persona.

Shkalla federale e incidencës javore (infeksione të reja për 100 mijë banorë) është 161.1 (dje 160.1).

Pas kësaj situate kritike, Dhoma e Lartë e Parlamentit gjerman, Bundesrat, do të vendosë sot për rregulla të reja kombëtare anti-covid, të miratuara dje nga Bundestagu, të ashtuquajtura “frenat emergjente” që do të aktivizohen në prani të një numri të lartë të infeksioneve: mbi 100 për 100 mijë banorë për tre ditë rresht.

Dhoma – e përbërë nga delegatët e qeverive të 16 Landeve – pritet të dalë me një vendim pasditen e të enjtes.

Ndërkohë, Gjermania dëshiron të blejë 30 milionë doza “Sputnik V”, në rast se vaksina ruse merr dritën jeshile nga EMA. Lajmi u bë i ditur në rrjetet sociale nga ministri dhe presidenti i Saksonisë, Michael Kretschmer, në Moskë, pas takimit me ministrin rus të Shëndetësisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë