Skuadrat e Bundesligës do të karantinohen në qendrat e tyre stërvitore për të mos pasur probleme gjatë ndeshjeve të fundit të kampionatit dhe që sezoni të mbyllet në kohë.
Ky vendim vjen pas një vale rastesh të futbollistëve të infektuar nga Koronavisuri, çka ka bërë që të shtyhen disa ndeshje. Grumbullimet e mbyllura të skuadrave do të aplikohen për dy javët e fundit të Bundesligës. Herta e Berlinit dhe tre klube të Bundesligës 2 janë detyruar të shtyjnë ndeshjet e këtij muaji për shkak se virusi ka goditur futbollistët e tyre.
Klubet i druhen faktit se ndoshta infektimi merr përmasa të mëdha, duke krijuar probleme serioze për fazvn mbyllëse të kampionatit. Për këtë arsye është marrë kjo masë, ndërkohë që në verë zhvillohet Europiani dhe futbollistët nuk duhet të humbasin kohë, sepse në rast të një infektimi të mundshëm, mund të humbin edhe formën e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje