Futboll

Drejtuesve të 6 klubeve “tradhtare” u kërkohet të lënë detyrat në Premier Ligë

Nuk ka përfunduar ende çështja e Super Ligës, që mbetet ende tema kryesore e diskutimit në futbollin botëror. Pasojat e para po shfaqen. Gjashtë drejtuesve të klubeve angleze që morrën pjesë në krijimin e Super Ligës, u është kërkuar të japin dorëheqjen nga detyrat e tyre në Premier Ligë.

Sipas shtypit britanik, 14 klubet e tjera të nivelit elitar anglez, nuk kanë më besim te përfaqësuesit e këtyre 6 klubeve në organet drejtuese dhe komisionet e ndryshme të Premier Ligës, ku ata bëjnë pjesë.

Logot e 6 klubeve angleze të Super Ligës. Gazeta Si, 22 prill 2021

Dhe drejtuesit që janë ftuar të japin dorëheqjen janë zëvendëspresidenti ekzekutiv i Mançester Junajtid Ed Vuduard, presidenti i Liverpulit Tom Verner, presidenti i Çelsit Brus Bak, administratori i deleguar i Arsenalit Vinai Venkatesham dhe administratori i deleguar i Mançester Sitit, Ferran Soriano.

Një reagim që ndoshta pritej ky, pasi gjithë skuadrat e tjera të kampionatit anglez ndihen të tradhëtuara nga 6-shja që mori pjesë në themelimin e Super Ligës. Ky është vetëm reagimi i parë pas bllokimit të Super Ligës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë