Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ndal në qytetin e Fierit për të zhvilluar fushatën përmbyllëse.
Në fjalën e tij para qytetarëve fierak, Basha tha se Edi Rama fajëson këdo, në vend që të ndal shitblerjen e votës.
“Shqipëria është në këmbë nga Saranda në Tropojë, nga Konispoli në Vermosh, nga Fieri në Korçë, nga zemra e Shqipërisë në skajet më të largëta, buçet thirrja për ndryshim, për fitore.
Në vend që të ndal marifetet e fundit dhe shit blerjen e votës, ai që për 8 vite nuk bëri asgjë mundohet tani të fajësoj këdo por nuk ka për t’ia dal.
Nuk ka për t’ia dal edhe ai vet e di se më 25 prill është i humbur ai dhe një grusht njerëzish janë të humbur sepse në 25 prill shqiptarët janë të bashkuar, të gjithë pa dallime, rreth të vetmes mundësi për të ardhmen e tyre, për mirëqenien e tyre, për ekonominë e tyre, për dinjitetin e tyre, shqiptarët e kane ngritur kokën, janë të drejtë, të fortë, krenarë, të vendosur, të dielën të gjithë bashkë votojmë numrin 9! Bashkë për ndryshim! Bashkë për Shqipërinë europiane! Bashkë për Fierin e zhvilluar!…”, tha Basha
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje