“Saga vazhdon”. Zllatan Ibrahimoviç e ka komentuar kështu rinovimin e kontratës që e lidh me Milanin edhe për sezonin e ardhshëm. Komenti i tij në rrjetet sociale është një nga ata që janë të destinuar të bëhen viralë. Në Instagram Ibra ka bërë shaka me ironinë e tij të zakonshme, duke thënë se në kontratë është shkruar Benjamin Button…
"Sono molto felice, questa è casa mia": le prime parole di @Ibra_official dopo il rinnovo 🔴⚫
— AC Milan (@acmilan) April 22, 2021
Zlatan’s first comments on his renewal: “I’m very happy, this is my home” 🔴⚫ #SempreMilan #ReadyToUnleash pic.twitter.com/qrIvvTjig9
“Jam shumë i lumtur, kjo është shtëpia ime, – theksoi sulmuesi pas firmës së rinovimit. – E kam pritur prej një viti këtë ditë. Kam thënë gjithmonë se këtu ndihem si në shtëpi. Më bëjnë të ndihem mirë personat që punojnë për Milanin, shokët, trajneri dhe tifozët që më mungojnë në stadium.
Nëse do të mundesha, do të qëndrojë përjetë. Të punoja me Piolin ka qenë e lehtë që ditën e parë, ai ka mendësinë e duhur, çdo ditë transmeton një energji që e transformon skuadrën, nga e cila merr maksimumin”.
Official Statement: Zlatan Ibrahimović ➡ https://t.co/1oOb4W15WF 🔴⚫
— AC Milan (@acmilan) April 22, 2021
Comunicato Ufficiale: Zlatan Ibrahimović ➡ https://t.co/PPGZkg71PY 🔴⚫ #SempreMilan #ReadyToUnleash pic.twitter.com/v42ESLGnKa
Sulmuesi suedez ka nënshkëruar deri më 30 qershor 2022 me klubin kuqezi. Milani e ka zyrtarizuar rinovimin e Ibrahimoviçit në mbrëmje me anë të kanaleve të veta në rrjetet sociale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje