Të pesë ndeshjet e javës së 29-të të Superiores do të luhen në një ditë, më 24 prill. Ky është vendimi që ka marrë sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe me shumë mundësi kështu do të vazhdohet deri në fund të këtij kampionati. Deri tani ndeshjet janë ndarë në dy ditë, ndonjëherë edhe në tri ditë.
Superiorja ka hyrë tashmë në fazën finale të saj, kanë mbetur edhe 8 ndeshje që do të vendosin si për titullin kampion dhe zonën europiane, ashtu edhe për dy skuadrat që bien nga kategoria dhe atë që shkon në “Play out”. Lufta është shumë e fortë në të dy skajet e renditjes, me disa skuadra që janë shumë afër me pikë dhe secila ka shanse për të realizuar objektivin.

Nga java e 29-të e Superiores veçohen sfidat Partizani-Kukësi dhe Teuta-Tirana, që zhvillohen në orën 16:00, kurse tri ndeshjet e tjera nisin në orën 13:00.
Superiore, java e 29-të, të shtunën
Bylis-Apolonia
Kastrioti-Laçi
Vllaznia-Skënderbeu
Partizani-Kukësi
Teuta-Tirana
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje