Politike

Rama ftesë tropojanëve: Zgjidhni punën, jo dhunën

Kryeministri Edi Rama fton qytetarët e Tropojës që të votojnë Partinë Socialiste dhe kandidatin e saj, Petrit Malaj si alternativa më e mirë që kanë.

“Tropoja ka një mundësi të artë të zgjedhë kulturën, jo dasinë, ndershmërinë, jo dyfytyrësinë, punën, jo dhunën! O miq tropojanë që s’jeni tropojsa!”, thotë ai.

Postimin e vazhdon duke ironizuar Bashën, që gjatë një takimi elektoral në këtë qytet iu drejtua banorëve si “tropojsa e tropojëse”. “Votoni Petritin tuaj e të gjithë Shqipërisë, jo ata që i votuat 30 vjet dhe 30 vjet veç sherrin u keni parë”, deklaron Rama.

Petrit Malaj renditet i dyti në listën e kandidatëve të PS-së për Qarkun e Kukësit, që në këto zgjedhje nxjerr 3 deputetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë