Anijet e Marinës Indoneziane, në kërkim të nëndetëses që u zhduk dy ditë më parë në afërsi të Balit me 53 persona në bord, gjetën një objekt të paidentifikuar në një thellësi prej 50-100 metrash.
Sipas “The Guardian”, edhe pse ende nuk është e thënë të jetë nëndetëse, është rritur shqetësimi në lidhje me oksigjenin gjithnjë e më të pakët në bord. Sipas vlerësimeve të fundit nga autoritetet, ai mund të mbarojë për 24 orë.
Nëndetësja mund të jetë në një thellësi prej 600/700 metra, sipas asaj që u njoftua nga Marina e Xhakartës: një thellësi që i bën operacionet e rikuperimit jashtëzakonisht të vështira edhe për shkak se koha në dispozicion për ekipet e shpëtimit është e kufizuar.
Kjo është arsyeja pse presidenti i Indonezisë, ka bërë thirrje për një përpjekje të gjithanshme. Ushtria amerikane gjithashtu është e mobilizuar, ajo do të dërgojë një ekip ajror për të gjetur nëndetësen.
Kështu u tha në një deklaratë nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve; shefi i Pentagonit, Lloyd Austin, pritet të flasë me homologun e tij indonezian, Prabowo Subianto për të “diskutuar mbi mjetet e tjera që Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të vënë në dispozicion për të ndihmuar.
Kërkimi përqendrohet në një zonë në veri të ishullit të Balit, ku nëndetësja u zhduk, sipas një zëdhënësi të marinës lokale. Koreja e Jugut, Australia, Gjermania, Franca, Rusia, India dhe Turqia gjithashtu ofruan ndihmë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje