Java e 29-të e Superiores, që i zhvillon të pesta ndeshjet e saj sot, mund të flasë për Vllazninë, që në letër duket më e favorizuar për fitore se tre pretendentët e tjerë në garën për titullin kampion.
Vllaznia pret në “Loro Boriçi” Skënderbeun, një skuadër që luan për mbijetesë. Shkodranët kanë shanse të mëdha për fitoren e radhës, që ndoshta do t’u jepte sërish kryesimin e Superiores. Kjo ndeshje mund të jetë edhe një test gjeneral për finalen e Kupës së Shqipërisë, pasi janë pikërisht këto dy skuadra që do të diskutojnë trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend. Vllaznia ka treguar një formë të mirë javët e fundit, por edhe korçarët nuk janë për t’u nënvlerësuar.

Partizani përplaset me Kukësin në “Air Albania”, në një ndeshje ku fitorja është e domosdoshme për skuadrën e Ilir Dajës, ndërsa Kukësi i Mirel Josës luan për emrin dhe prestigjin e tij, sepse gjasat janë të mëdha që këtë herë të mbetet jashtë Kupave të Europës. Të kuqtë pritet të zbresin në fushë me të njëjtin formacion që mundi Kastriotin javën e kaluar.
Teuta luan në shtëpi me Tiranën dhe kjo është një nga sfidat më të vështira për kryesuesit e Superiores. Durrsakët po kalojnë një moment shumë të mirë dhe po shkojnë drejt titullit me golat e Dejvi Bregut. Nëse mundin edhe Tiranën, ata do të konfirmoheshin si forca e parë e kampionatit. Sigurisht, Tirana do të luajë për maksimumin, sepse ka ende mundësi për një vend në 4-shen e parë, ndaj dhe parashikohet një 90-minutësh i luftuar.
Dy ndeshjet e tjera të kësaj jave janë derbi Bylis-Apolonia, me ballshiotët favoritë absolutë për 3 pikët, dhe Kastrioti-Laçi, ku kurbinasit duan fitoren për të mbetur në garën e titullit dhe Europës.
Java e 29-të e Superiores
Sot, ora 13:00
Vllaznia-Skënderbeu
Bylis-Apolonia
Kastrioti-Laçi
Ora 16:00
Partizani-Kukësi
Teuta-Tirana
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje