Futboll

Nga njëri ekstrem te tjetri, #CeferinOut pushton rrjetet sociale nga tifozët

Rënia – e përkohshme, sipas Florentino Perez – e Super Ligës është përjetuar si një fitore e UEFA-s, që ditët e fundit ishte mjaft aktive me deklaratat e presidentit të saj, Aleksander Ceferin. Por tani zëri triumfues i numrit 1 të futbollit europian rrezikon të lërë të pakënaqur një pjesë të madhe të tifozëve, siç ndodhi me idenë e kompeticionit të ri. Prej së premtes në rrjetet sociale ka një tendencë, veçanërisht në Itali dhe Spanjë, me hashtagun #CeferinOut.

Shkëndija që ka shkaktuar këtë pakënaqësi ishte paralajmërimi për 4 skuadrat që janë ende të lidhura më Super Ligën, Real Madrid, Barcelona, Juventus dhe Milan: “Kush është në Super Ligë, mbtetet jashtë UEFA-s dhe drejtuesit e këtyre klubeve mund të kenë pasoja”. Jo rastësisht të premten në mbrëmje hashtagu në fjalë ishte në 5-shen më në tendencë në gjithë botën.

Perez dhe Ceferin, dy “armiqtë” kryesorë të futbollit europian. Gazeta Si, 24 prill 2021

Tifozët nuk duan një kompeticion “të mbyllur”, siç dukej se do të ishte Super Liga, por në të njëjtën kohë e ndjejnë nevojën e një reforme në futboll, duke përqafuar disa nga pretendimet që 12 klubet rebele kanë vendosur në tavolinën e diskutimeve.

Kjo lëvizje kundër Ceferin ka sjellë edhe një lloj “binjakëzimi social” mes tifozëve të Realit dhe Juventusit, dy skuadrat në linjën e parë të Super Ligës dhe rrjedhimsiht edhe më të sulmuarat nga kreu i UEFA-s, duke parë deklaratat kundër Perezit dhe Anjelit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë