Tatimi mbi të ardhurat do të përfshijë taksimin e të ardhurave të individit dhe të organizatave biznesore me një shkallë tatimore prej 9%
Kontributi i sigurimit pensional do të jetë në masën 9% të të ardhurave nga paga për punëmarrësin dhe 9% për punëdhënësin.
Taksa mbi të ardhurat personale në 9%, do të ruaje fashën mbrojtëse ekzistuese prej 30 mijë lekësh
Një taksë të vetme prej 0.5% e xhiros vjetore për çdo biznes me xhiro vjetore nën 14 milionë lekë të reja në vit
Ngritja e Tribunalit Tatimor, një trupë paragjyqësore, për tatimet
Ulja e sigurimeve shoqërore në vlerën 18%.
Rritja e pagës minimale në 36.000 mijë lekë të reja në muaj
Anulimi i taksës prej 24 lekë të reja për litër mbi karburantin.
Çdo familje do të përfitoj për të porsalindurit një pagesë mujore prej 3 mijë lekë të reja për pesë vitet e para.
5 mijë çifte dhe familje të reja do të përfitojnë nga subvencionimi I plotë I interesave të kredive për strehim
100 milionë euro mbështetje direkte për fermerët subvencionim cdo vit
Pagat për arsimtarët do të rriten me 60%
Ulje e çmimit të energjisë për konsumin deri në 300 kËh
Rritja çdo vit e pensioneve, sa dyfishi i inflacionit vjetor, por në çdo rast jo me pak se 5% ne vit
Dyfishimi i ndihmës ekonomike për 60 – 70 mijë familje.
Hapja e 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët, objektivi i pare
Akcizat do të jenë të aplikueshme vetëm për nënproduktet e naftës, alkoolit dhe duhaneve në shkallë tatimore që shkojnë në linjë me praktikën më të mirë evropiane
Dyfishimi i të ardhurave për frymë, objektivi parësor
Finalizimi i projektit të kartës së pacientit përmes së cilës pacientit do t’i jepet liria të zgjedh vetë të gjitha hallkat ku duhet të drejtohet për të marrë shërbimin
Mjeket jo mё pak se 1200 euro pagë mujore dhe infermierёt jo mё pak se 700 euro…
Anulimi i ligjit për Arsimin e Lartë
Studentët që vijnë nga familje me të ardhura nën 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë mbështetje të plotë përmes financimit 100% të tarifave për bachelor dhe master.
Pjesa tjetër, që vijnë me të ardhura mbi 64.000 lekë të reja në muaj do të përfitojnë përgjysmimin e tarifave universitare.
5000 bursa të plota në vit do t’u ofrohen të gjithë të rinjve të cilët kanë pamundësi ekonomike për të ndjekur studimet e larta.
Praktika të paguara prej 30 000 Lekë në muaj për 12 muaj për 10.000 studentët më të mirë çdo vit
Tekstet shkollore do të jenë falas për të gjithë ciklin parauniversitar
Vaksina të certifikuara nga FDA dhe EMA
Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përveç pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh
Krijimi i një Fondi të Punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar çdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe prej 6 muaj.
Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike.
Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj.
Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv
Prioritetet e LSI, programi “Mëso dhe Fito”
Taksë e sheshte 9%
Rimbursimi me 5% të vlerës për çdo blerje. Çdo qytetari do t’i kthehet mbrapsht 5% për çdo shpenzim që do të bëjë
Kur një bebe lind, në emër të tij hapet fond investimi prej 1000 USD, dhe i kthehet bebes në momentin që ai bëhet prind vetë. Mosha mesatare nga LSI është llogaritur rreth 25 vjeç; (1000 USD fond fillestar deri në maturim rreth 25.000 USD).
5 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) do të shkojë si investim për arsimin
1% Taksa e të Ardhmes për arsimin për 200 kompanitë më të mëdha
Të masivizojë programin “Mëso dhe Fito”, duke rritur numrin e shkollave profesionale dhe gjithashtu duke përmirësuar kurrikulën profesionale të tyre;
TVSH 0% për prodhimet bujqësore dhe blegtorale “Made in Albania”
Paketë e dedikuar financiare për të mundësuar uljen e kostove të inputeve bujqësore dhe të naftës
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje