Politike

Heshtja zgjedhore, opozita e shkel “online” edhe në ditën e zgjedhjeve

Prej mesnatës së të premtes, partitë politike dhe udhëheqësit e tyre detyrohen që të respektojnë heshtjen zgjedhore, periudhë që ligjërisht konceptohet si kohë reflektimi për qytetarët e që përmbyllet në orën 19:00.

Por, heshtja zgjedhore është respektuar vetëm nga mediat tradicionale si televizionet dhe radiot, ndërsa në mediat online dhe platformat sociale ajo ka vijuar pothuajse me të njëjtin intensitet.

Përgjatë së shtunës, kur në fuqi ishte heshtja zgjedhore PS, PD, LSI dhe një sërë kandidatësh të tyre kishin ende të aktivizuara postime të sponsorizuara në Facebook, ndërsa postime që binin ndesh me përcaktimet e Kodit Zgjedhor u panë edhe në Instagram, Tëitter, e deri në portale të ndryshme që vijuan të promovonin njërin, apo tjetrin krah të politikës.

Një tjetër formë e shkeljes së heshtjes zgjedhore ishte edhe dërgimi i mesazheve telefonike drejtpërdrejt në telefon, që disa qytetarë kanë sinjalizuar pranë gazetës “Si”.

Shkelja vijoi edhe përgjatë ditës së diel, kur kreu i PD-së, Lulzim Basha u lidh drejtpërdrejt nga Youtube dhe Facebook për të transmetuar momentin e votimit. Në shënimin shoqërues të video-transmetimit, Basha ftonte qytetarët që të “votonin ndryshimin”, slogani që e shoqëroi përgjatë të gjatë të gjithë fushatës fjalimet e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë