Bota

Zjarr në spitalin e Bagdadit,rreth 82 të vdekur

Të paktën 82 persona kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një spital në Bagdad, ku po trajtoheshin pacientët me Covid-19.

Zjarri u shkaktua nga shpërthimi i cilindrave të oksigjenit brenda spitalit, thanë mediat lokale, të cilat theksuan se mbi 40 persona janë lënduar.

Gjeneralmajori Kadhim Bohan, i cili është kreu i mbrojtjes civile të Irakut, tha se zjarri shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv në spitalin Ibn al-Khatib.

Autoritetet thanë se zjarrfikësit arritën që të shuanin zjarrin dhe të largonin pacientët nga spitali, përfshirë edhe 40 të lënduarit.

Bohan tha se në total janë shpëtuar 110 persona nga spitali.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë