Italia do të fillojë lehtësimin e masave antiCovid të hënën, nga data 26 prill.
Më shumë se gjysma e 20 rajoneve të Italisë do të jenë në kategorinë e “zonës së verdhë” të kufizimeve pavarësisht se vendi është ende duke regjistruar mijëra infeksione të reja çdo ditë.
Draghi është në një garë me kohën për të paraqitur një plan për ringjalljen e ekonomisë së Italisë ndërsa vendi përgatitet të marrë 191.5 miliardë euro nga fondi i rimëkëmbjes së BE.
Në rajonet e zonës së verdhë, dyqanet do të rihapen, ashtu si kinematë dhe teatrot, ndërsa baret dhe restorantet mund t’u shërbejnë klientëve në tryezat e vendosura jashtë.
Njerëzit mund të lëvizin lirshëm midis 14 rajoneve ndërsa për të lëvizur në pesë rajonet që janë një zonë më e “rreptë portokalli” do të duhet të paraqesin prova se janë vaksinuar ose rezultojnë negativ.
Virologët dhe shkencëtarët që këshillojnë qeverinë kanë shprehur shqetësim rreth lehtësimit të kufizimeve shumë shpejt.
Italia regjistroi pothuajse 14,000 infeksione të reja më 24 prill dhe 322 vdekje, duke e çuar numrin e të vdekurve në mbi 119,000, i dyti për nga madhësia në Europë dhe një nga më të lartët në botë.
Burimi: The Guardian
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje