Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njohur mizoritë e Perandorisë Osmane para 106 vjetësh ndaj armenëve si gjenocid. Të bësh këtë, do të thotë “të konfirmosh historinë” dhe “të mos fajësosh” Turqinë. “Ne duam që kjo të mos ndodhë më kurrë”, tha Biden në një deklaratë të komunikuar nga Shtëpia e Bardhë.
Përgjigja e Ankarasë ishte e menjëhershme. “Turqia nuk merr leksione nga asnjë mbi historinë e saj”, – tha Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavusoglu.
Ky i fundit, i bëri thirrje presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “për të korrigjuar këtë gabim të rëndë, i cili pengon paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe hap një plagë të thellë që minon miqësinë dhe besimin tonë të ndërsjellë”.
“Turqia, – shton ai, – nuk merr mësime nga askush, përfshirë Shtetet e Bashkuara”. Pas qëndrimit publik të Bidenit, ministri i Jashtëm thirri më pas ambasadorin amerikan në Turqi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje