Futboll

Video/ Mançester Siti fiton trofeun e parë sezonal, në “Wembley” kthehen tifozët

Mançester Siti ka fituar për herë të tetë në histori trofeun e “Carabao Cup” dhe trofeun e parë zyrtar të këtij sezoni. Skuadra e Pep Guardiolës ëndërron që këtë vit të bëjë tripletë dhe shanset janë reale.

“Qytetarët” mundën Totenhemin 1-0 në finalen e zhvilluar në “Wembley”. Skuadra e drejtuar nga Meson, i cili ka vetëm pak ditë që ka zëvendësuar Mourinjon, rezistoi deri 8 minuta para fundit të ndeshjes, kur mbrojtësi Laporte realizoi golin e fitores. Ndeshja është dominuar nga Mançester Siti, që goditi shtyllën dhe në të paktën dy raste u ndal nga portieri Loris.

Në këtë ndeshje janë rikthyer tifozët, ndaj dhe mund të konsiderohet një ditë historike për futbollin anglez. “Wembley” hapi dyert për tifozët dhe ishin 4000 ata që shijuan ndeshjen, duke protestuar me pankarta për Super Ligën.

Tifozët e rikthyer në stadium. Gazeta Si, 25 prill 2021

Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë