Në një prononcim për mediat nga qendra e votimit te shkolla “Vasil Shanto” në Tiranë ku pritet të fillojë procesi i numërimit, pas disa orë zvarritje nga komisionerët e PD-së, në më shumë se një orë pas mesnatës së 25 Prillit, ambasadorja amerikane Yuri Kim u shpreh se votuesit shqiptarë e kanë bërë punën e tyre.
Tani përgjegjësia, sipas saj, mbetet mbi numëruesit për ta bërë punën e tyre me integritet.
“Ne do ta shohim procesin nga afër. Sikurse e kam thënë edhe më herët, votuesit shqiptarë e kanë bërë punën e tyre. Tani përgjegjësia mbetet mbi numëruesit për ta bërë punën e tyre me integritet. Gjithashtu, mendoj se është e rëndësishme që autoritetet të ndjekin problematikat në mënyrë që të ketë një proces që përmirësohet me kalimin e kohës.
Për kandidatët dhe partitë është koha që të qetësohen të kenë durim presin rezultatin dhe kur ai të certifikohet, ata duhet ta pranojnë atë. Le te shohim se si do te shkojë procesi. Shtetet e Bashkuara do të jenë këtu deri në fund”, tha ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje