Votat e deritanishme i sjellin Partisë Socialiste mbi 75 mandate në të gjithë vendin, Partia Demokratike ndalet në 56 mandate, LSI në 6 mandate dhe 2 mandate për PSD-në e Tom Doshit.
PSD është ende në lojë për mandatin e dytë në Shkodër, që për momentin ja ka marrë Partia Socialiste.
Gjithmonë sipas shifrave të deritanishme, kur janë numëruar mbi 1300 QV nga 5199 në total, LSI merr një mandat në Berat, nga tre që kishte vendosur si objektiv, nuk merr asnjë mandat në Elbasan, ku lista drejtohet nga Monika Kryemadhi. 14 mandatet e këtij qarku, sipas shpërndarjes së votave deri më tani, shkojnë 8 për PS dhe 6 për PD. Zhgënjen në këtë qark edhe Rudina Hajdari.
Edhe në Vlorë, sipas shifrave të deritanishme, LSI nuk merr mandat. 12 deputetët që dalin nga ky qark ndahen 8 për PS dhe 4 për PD.
Në Durrës LSI projektohet me një mandat, në Fier po një mandat, në Tiranë dy dhe një në Shkodër.
Në Tiranë, votat e marra nga Partia Socialiste deri më tani të përkthyera në mandate sjellin 19 të tilla, vetëm një mandat më pak se objektivi maksimal i vendosur prej kësaj force politike në kryeqytet, ndërsa PD 14 mandate.
Për t’u njohur me rezultatet e thelluara në kohë reale klikoni: https://www.gazetasi.al/zgjedhjet/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje