Presidenti Ilir Meta kërkon që procesi i numërimit të vijojë, asnjë votë të mos tjetërsohet dhe akuzon se nëpër KZAZ janë përzgjedhur me qëllim që të numërohen të parat kutitë që nxjerrin PS si forcë të parë për të demoralizuar opozitën.
“Asnjë votë të mos tjetërsohet në procesin e numërimit. Numëruesit të mos ndikohen nga përzgjedhjet e qëllimshme të kutive të numërimit për qëllime demoralizimi të rivaleve. Të gjithë të ruajnë qetësinë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare. Çdo votë në kuti do numërohet dhe rinumërohet deri në fund”, shkroi ai në rrjetet sociale.
Kur janë numëruar afërsisht 1500 qendra votimi, PS projektohet me mbi 75 mandate, PD 56 dhe LSI me 5 mandate.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje