BE, Britania, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë zotuar për të dërguar urgjentisht pajisjet e nevojshme mjekësore në Indi, meqë ky shtet po shënon rekorde ditore të infektimeve.
India ka regjistruar 349,691 raste të konfirmuara me Covid-19 më 25 prill, duke shënuar rekord për të katërtën ditë me radhë.
Kjo situatë ka rënduar tejet shumë situatën nëpër spitale, të cilat janë të detyruara të kthejnë në shtëpi pacientët, të cilët kërkojnë oksigjen.
Ministria e Jashtme e Britanisë ka thënë se rreth 140 ventilatorë dhe gati 500 kontejnerë oksigjeni do të arrijnë në Indi më 27 prill.
“Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë materialet e nevojshme për prodhim të vaksinës kundër Covid-19, si dhe ventilatorë, teste dhe pajisje mbrojtëse.”- ka thënë Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan.
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se “lufta kundër pandemisë është lufta jonë e përbashkët”.
Komisioni Europian synon të dërgojë oksigjen dhe ilaçe në Indi, pas pranimit të një kerkese nga Delhi.
Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje të shumë personave duke qarë për familjarët e tyre, të cilët kanë vdekur duke pritur për trajtim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje