Politike

Tom Doshi e konfirmon: Jemi gati për koalicion me PS

Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, ka reaguar sërish për vendimin për të djegur mandatin aktual në Parlamentin Shqiptar dhe atë të qeverisë pasardhëse nëse rezulton fitues.

Në një deklartë për Mediat, Doshi u shpreh i bindur se PSD në Qarkun e Shkodrës ka siguruar 2 mandate, ndërsa shtoi se objektivi i tyre është të marrin edhe dy mandate në Tiranë.

I pyetur nëse do të të ishte i gatshëm të bënte një koalicion me Partinë Socialiste, Tom Doshi u përgjigj pozitivisht, duke theksuar se me Lulzim Bashën nuk do të bëjnë asnjë koalicion.

“Mendojmë se kemi edhe dy mandate në Tiranë. Jemi të gatshëm të bëjmë koalicion me Partinë Socialiste”, tha ai.

Kryetari i Partisë Social Demokrate ka shpjeguar pak më parë arsyet e tërheqjes nga mandati para publikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të djeshme parlamentare. Doshi thotë se është tërhequr nga mandati dhe jo nga partia.

Ai thekson se arsyet pse është larguar që të angazhohet me të gjitha mjetet që i ofron ligji në mbrojtje të emrit të tij prej asaj që e quan lakim të pavend dhe tendencioz. Doshi shton se ata që do e përfaqësojnë partinë e tij në parlament do të jenë gjithmonë të impenjuar për t’i shërbyer qytetarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë