Politike

Misioni i OSBE/ODIHR: Zgjedhjet u organizuan mirë, për shit-blerjen e votave presim hetimet

Për misionin e vëzhguesve të OSBE-ODHIR zgjedhjet në Shqipëri janë organizuar mirë, por përmendën si problematikë shitblerjen e votës edhe pse deir më tash ata mbeten mbi kufijtë e akuzave dhe jo fakteve për të cilat janë hapur hetime.

Drejtuesja e Misionit Ursula Gacek tha këto hetime do të ndikojnë në besimin ndaj procesit zgjedhor.

“Pas disa konflikteve duhet rindërtuar besimi në Shqipëri. Ka pasur një pjesëmarrje të mirë në zgjedhje. Procesi i identifikimit që ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë proces, për të rritur besimin te populli shqiptar. Kjo është realizuar në një kohë të shkurtër dhe ka qenë një sfidë. Patjetër ka pasur disa probleme gjatë procesit zgjedhor. Megjithatë dita e zgjedhjeve ishte transparente dhe procesi zgjedhor ka qenë i organizuar mirë. Kam vizituar Durrësin, Beratin, Elbasanin, Lezhën. Jam takuar me kandidat, por edhe nga shoqëria civile, patjetër që kemi pasur një vëzhgim të gjerë që na ka lejuar të shohim ecurinë e këtij procesi. Kemi dëgjuar edhe për akuzat për shit-blerje votash. Por hetimet janë hapur që para zgjedhjeve. Sigurisht që kjo ka ndikim në besimin ndaj procesit zgjedhor. Ne do të qëndrojmë këtu edhe gjatë javës në vijim, do të vazhdojmë të raportojmë. Do të qëndroj në Shqipëri deri në 7 maj, do ndjek me vëmendje çdo ankesë apo çdo problem të mundshëm”, tha ajo.

Ndërkohë, Kreu i delegacionit të vëzhguesve “PACE” tha se nuk ka pasur fakte konkrete që të vërtetojnë shit-blerjen e votave, por akuza, të cilat po ndiqen nëse do të zbardhen nga autoritetet shqiptare.

“Gjatë ditës së votimit ne kishim një akuzë të kësaj natyre por vëzhguesit tanë afatgjatë janë në dijeni të disa rasteve, megjithatë këto janë procedura që nuk kanë përfunduar, kanë folur për akuza, jo për fakte.

Ne do vijojmë të vëzhgojmë si do shkohet me këto akuza e si do përfundojnë, cilat do jenë procedurat e ndjekura nga autoritetet shqiptare. Shqipëria është nën vëzhgim. Për të zbuluar nëse ato akuza ishin të sakta apo jo, nëse do ketë përgjigje negative, nëse këto akuza s’do jenë të vërteta patjetër që do reflektohen në raportet tona” .

Ndërsa Kryesuesja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR në Tiranë, Ursula Gacek, tha se shit-blerja e votave ndikon që shqiptarët të humbin besimin tek sistemi zgjedhor, dhe kjo, duhet të ndalet. Sipas saj shit blerja e votave mbetet problem që duhet luftuar.

“Kemi pasur raporte lidhur me këtë, vëzhguesit tanë afatgjatë janë marrë me këto cështje, është e vështirë ti gjurmosh cështje të tilla, SPAK ka raste që po i ndek që kanë të bëjnë me akuza për shitblerje, pavarësisht përpjekjeve të mëdha që janë bërë nga KQZ, e duke inkurajuar njerëzit që mos ta humbasin të drejtën për të votuar vijjmë shohim shembuj apo akuza të shitblerjes së votave, votuesit duhet të kenë besim në sistemin zgjedhor.

Shit blerja e votës mbetet problem patjeter e ka qenë problem për një kohë të gjatë e duhet luftuar, nuk është e lejuar, dihet dhe nuk do të lejohet, kjo bën që shqiptarët të humbin besimin në sistemin zgjedhor nëse vazhdohet me shit-blerjen e votave.

Do shohim nëse është rikthyer besimi te shqiptarët apo jo”, u shpreh ajo.

Ndërsa Koordinatori special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR në Tiranë, Azay Guliyev, solli në vëmendje të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë që u publikuan në media, duke e quajtur këtë një pikë shqetësuese.

“Të dhënat që janë publikuar, të dhënat personale për shtetasit shqiptar, patjetër që kanë përbërë problem. Kjo është një thyerje privatësie dhe konfidencialitet, një pikë shqetësuese që vlen për tu përmendur”.

Në raportin e saj OSBE-ODIHR ka përmendur edhe ngjarjen e rëndë që ndodhi katër ditë para votimit, në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë, duke theksuar se ajo duhet të zbardhet dhe dhuna duhet “të dënohet, jo të tolerohet”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë